Moti i kthjellët dhe i nxehtë; do të mbizotërojë sërisht në Republikën e Kosovës KU temperatura të larta priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashokohet që; pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës KU më të theksuara do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore; duke sjelle momente me rrebehse shiu. Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 16°C vlera minimale deri në 39°C vlera maksimale në rang territori; Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Territori i MV do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në orët e paradites POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit të VIJOJNE të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C vlera minimale deri në 42°C vlera maksimale në rang territori; Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor
Vendet Nordike si edhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë intensive duke sjellë përmbytje në shumë rajone. Po ashtu; rajoni i Balltikut do të MBETET nën ndikimin e vranësirave të shumta duke gjeneruara rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta.