Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë republiken e Kosovës KU kthjellimet më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore NDERSA vranësirat më të dukshme do të paraqiten në perëndim dhe jugperëndim të Kosovës duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore. Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të theksuar të kushteve meteorologjike në të gjithë Kosovën. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C temperatura më e ulët në Ferizaj deri në 10°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era; do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
Republika e MV; do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut dhe dëborës në zona të izoluara POR pas-mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushtev të motit duke bërë që të ri-kthehen intervalet e gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin e MV duke lënë më vranësira të dendura zonat veriore dhe veriperëndimore të MV POR nuk priten reshje. Parashikohet që edhe gjatë natës MV të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme. Temperaturat e ajrit do të ULEN lehtë si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke u luhatur nga 0°C deri në 11°C vlera më e lartë e shënuar në Qytetin e Manastirit. ERA do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtesi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Veriperëndimor.
Do të vijojnë shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; ishujt Britanikë dhe gadishullin rajonin e Balltikut; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare mbi keto rajone. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të mbetet dominant në gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut duke sjellë reshje shiu e dëbore POR në sasi të pakta NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë KU temperatura ekstremisht të ulëta priten në Europën Lindore deri në -13 gradë Celcius.