Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 23 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 23 Tetor 2024

Masat ajrore të qëndrueshme prej disa ditësh dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara. POR parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat Qëndrore dhe Lindore të Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie  në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 22°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intrevaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, KU më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore ; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale deri në 24°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë  e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi  Perëndimor.

Gadishulli Apenin dhe zonat  per rethë Alpeve të Europës do të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut, të cilat herë pas here do të jenë dhe intensive. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë Britania e Madhe dhe Lindja e kontinentit, KU reshjet do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian Paraqitet me mot të qëndrueshëm, KU Europa Veriore dhe Qëndore do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Po ashtu me masa ajrore të qëndrueshme do të jetë pjesa më e madhe e Pellgut të Mesdheut, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në Jugperëndim të Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments