Gjatë ditës së martë; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës Ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Parashikohet që; vranësirat dhe shirat të vijojnë edhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 25°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.
Republika e MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë POR orët e pasdites do të sjellin vranësira në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV duke gjenruar shira të dobët. Parashikojhet që kjo situatë atmosferike me vranësira dhe shira të dobët të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet rritje e intensitetit të shirave. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje në vlerat e mëngjesit POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.
Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në qëndër të kontinentit me ndikim deri në veri të Italisë; do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Qëndrore dhe pjesërisht gadishullin Apenin. Po ashtu, pjesërisht Europa Lindore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri NDERSA Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura relativisht të larta do të shënohen në; gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.