Saturday, July 27, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,13 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,13 Shkurt 2024

Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e vranësirave të dendura Ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore Pjesa e dytë e ditës do të zhvendosë gradualisht vranësirat duke përmirësar ndjeshëm kushtet atmosferike duke ri- kthyer intervalet me kthjellime. Edhe gjatë natës parashikohet që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të mbizotërojnë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Do të vijojë Republika e MV nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë  që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten zhvillim i tyre duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura në pjesën më të madhe të MV POR nuk priten reshje. Parashikohet përmirësim i përkohëshëm i kushteve atmosferike gjatë orëvë të vona të natës. Përsa i përket;  Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit POR edhe mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 12°C.

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që kanë përfshirë brigjet  Veri-Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, Europën Qëndrore si edhe pjesërisht gadishullin e Ballkanit  duke sjellë reshje shiu dhe reshje të pakta dëbore në zona të izoluara. Po ashtu; me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti; në Europën Veriore NDERSA motit i kthjellët POR i ftohtë do të mbizotërojë në Europën Lindore si edhe rajonin e Balltikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments