Sunday, May 12, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,12 Mars 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,12 Mars 2024

Republika e Kosovës PARAQITET përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura KU herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës. Edhe gjatë natës moti do të jetë i paqëndrueshëm. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë C vlera më e ulët deri në 12 gradë C vlera maksimale në rang vendi. Era; do të paraqitet mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – veriperëndimore të MV duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Orët e pasdites; do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të MV KU herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit PO ASHTU vijojnë të ulen edhe vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 14°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Pjesa me e madhe e Europës do të PARAQITET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike; Konkretisht; me kthjellime dhe temperatura te larta do të jenë; gadishulli Iberik dhe ishujt Britanikë. Ndërsa me mot të kthjellët POR të ftohtë do të PARAQITEN gadishulli Skandinav si edhe Europa Lindore. Përsa i përket; Europës Qëndrore dhe rajonit të Ballkanit do të dominohen nga vranësira dhe resghje shiu e dëbore; si pasojë e prezencës së dy qëndrave të presion të ulët atmosferik mbi këto rajone të Europës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments