Masat ajrore të ftohta që kanë përfshirë, të gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushte e motit edhe në republikën e kosovës KU ngricat edhe temperaturat e ajrit do të jenë dominante. Përsa i përket motit, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku në zonat veri-veriperëndimore do të gjenerohen reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Republika e MV do të vijojë të dominohet nga masat ajrore të qëndrueshme duke bërë që orët e paradites të paraqiten me kthjellime NDERSA pasditja do te sjellë vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dëbore në zonat kufitare me shqipërinë. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit si pasojë e të ftohtit që ka zbritur nga verilindja e kontinentit Europian duke theksuar më tej ngricat në akset rrugore.Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e motit të ftohtë dhe reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu me reshje dëbore PARAQITET Europa Qëndrore dhe një pjesë e rajonit të Ballkanit POR reshjet do të jenë në sasi disi më të pakta. Ndërkohë, MBETEN brigjet e Egjeut dhe detit të zi me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në brigjet e Egjeut NDERSA Moti i kthjellët POR i ftohtë do të jetë dominant në gadishullin Iberik si edhe të gjithë Britaninë e madhe.
Rajoni,Europa Moti-E Martë 31 Janar 2023
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on