Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin, KU vranësira kalimtare pritet të ketë vetëm në zonat Veriore. POR mesdita dhe kryesisht orët e pasdites do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara mbeten në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Perënidmore.
Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa kryesisht orët e pasdites sjellin kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. POR vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në keto zona të MV. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Verior.
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU MBETET Europa Jugore me altrenime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Gjithashtu pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit në Vendet Nordike dhe në pjesën më të madhe të Europës Qëndrore. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në Alpet e kontinentit duke bërë që të ketë prezente reshjet e shiut. Me vranësira të dendura të cila të do të gjenerojnë rrebeshe shiu paraqitet Britania e Madhe dhe Lindja e Europës.