Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU më të theksuara priten në zonat kufitare me Shqipërinë;. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 23°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi VERIOR
Maqedonia e Veriut për gjatë gjithë ditës së hënë; do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në territorin e vendit. Kthjellimet pritet që më të dukshme të jenë gjatë paradites në një pjesë të mirë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites do të shtojnë përkohësisht vranësirat në të gjithë vendin POR nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në Ohër deri në 24°C vlera më e lartë në Shkup. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Skandinav dhe pjesërisht Europën qëndrore duke bërë që vranesirat dhe reshjet e dendura të shiut të jene dominante, ndërkohë në Skandinavi priten edhe përbytje. PO ashtu, Alpet e Europës si edhe veriu i Ballkanit do të perfshihen nga vranësira dhe shira konvektivë NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.