Sunday, October 20, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Hënë, 14 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Hënë, 14 Tetor 2024

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët NDERSA orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në zonat jugore dhe  jugperëndimore; por nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një RRITJE  të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 20°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht VERIOR.

Territori i Republikës së MV; gjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale të gjata kthjellimesh dhe temperatura të larta; Ndërkohë; pas-mesditës dhe në vijim do të shfaqen kalime vranësirash si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes do të përfshijnë të gjithë territorin e MV POR nuk priten reshje. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri mëngjesin pas-ardhës;  Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent VERIPERENDIMOR.

Britania e Madhe dhe Europa Veriore pritet të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë rreshje shiu. Gjithashtu Europa Qëndrore dhe gadishulli Iberik PARAQITEN me vranësira të shumta dhe reshje shiu, KU herë pas here reshjet në këto rajone të kontinentit do të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu përmirësohen kushtet atmosferike edhe në Europën veriore, duke  bërë që në pjesën më të madhe të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments