Pjesa e parë e ditës në Kosovë MBETET nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që pas mesditës të ketë shtim të vransirave duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës. Orët e vona të natës pritet të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes POR ulen sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C më e ulëta në zonat malore deri në 5°C më e larta në zonat perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor Por në mbrëmjë pritet intensifikim i parametrit të erës.
Do të MBETEN Vranësirat e shpeshta prezente në të gjithë MV duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime afat-shkurta duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Reshjet më të dukshme shfaqen përgjatë kufirit me Shqipërinë. Po ashtu; do të rregjistrohen temperatura negative gjatë mëgjesit dhe mbrëmjes në pjesën më të madhe të MV, duke bërë që ngricat të jenë prezente në të gjitha akset rrugore të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të jenë të pandryshueshme në mëngjes POR vijon ulja në mësditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verior POR gjatë natës forcohet deri në 60 km/h.
Gadishulli Skandinav dhe brigjet veriperëndimore të Europës do të përfshihen nga një tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje dëbore të konsiderueshme. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të PARAQITEN Ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik KU do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere NDERSA nën ndikimin e kushteve të motit të qëndrueshëm do të PARAQITEN; Europa Lindore, pjesërisht Qendra e kontinentit si edhe brigjet e detit Egje.