Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,20 Qershor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,20 Qershor 2024

Edhe gjatë ditës së enjte; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës Ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar, megjithatë nuk do të ketë reshje.  Temperaturat e ajrit të pesojnë sërisht rritje në mëngjesdhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 34°C vlera maksimale në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 30 km/h nga drejtimi VERIOR.

Republika e MV -gjatë orëve të paradites PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit të pesjnë rritje të lehtë në mëngjes POR mbeten të larta temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C minimalja deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Gadishulli Skandinav do të MBETET nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura shiu NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments