Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,2 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,2 Maj 2024

Territori i Kosovës përgjatë gjithë ditës; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi JUGPERENDIMOR.

Përgjatë gjithë 24- orëshit; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira  dhe reshje të dendura shiu KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.  Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Brigjet e Egjeut si edhe pjesërisht; gadishulli Apenin do të vijojnë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme KU vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht; Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe Europa Qëndrore do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere KU problematike situata do të jetë në Britani, Gjermani dhe Hollandë. Po ashtu; rrebeshe shiu do të kenë vendet e Ballkanit KU herë pas here priten edhe mini-stuhi ere.




RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments