Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,16 Nëntor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,16 Nëntor 2023

Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jënë dominante deri pas – mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin grumbullim të vranësirave në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luiatur; minimalja 2 °C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre në të gjithë republikënb e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV POR mundësia për reshje është thuasje zero. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë 2 gradë RENIE në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 2°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor.

Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të presioni të ulët atmosferik përkatësisht; në veri – veriperëndim me ndikim deri në qendër të Europës do të kushtëzojnë motin në keto rajone KU Skandinavia do të ketë reshje dëbore, ngrica dhe temperatura të ulëta NDERSA rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere priten në Europën Qëndrore NDERSA pjesa më e madhe  e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve disi më të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments