Do të MBETEN ende prezente masat ajrore perëndimore dhe veriperëndimore duke kushtëzuar në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm me kthjellime në të gjithë territorin e Kosovës POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësirat; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i larguar vranësirat nga e gjithë republika e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja -1°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.
MBETET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Republika e Maqedonisë së Veriut, KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa pas-mesdite parashikohet të ketë kalime të lehta të vranësirave në vend, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, POR do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
Zhvillimi i një qëndre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Verilindje të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihen nga shira intensivë dhe stuhi të forta ere duke krijuar probleme në disa zona. NDERSA pjesa me e madhe e Europës do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore.