Monday, April 29, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,17  Mars 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,17  Mars 2024

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të dielës; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shepshta të cilat në zonat kufitare me Shqipërinë do të gjenrojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Parashikohet që pasditja të vijojë nën ndikimin e  kushteve të qëndrueshme atmosferike KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta;  do të jenë dominante. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë sërisht rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Edhe të dielën; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot kryesisht të kthjellët me të ngrohtë; herë pas here priten edhe vranësira  KU më të pranishme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin largim të vranësirave duke ri-kthyer motin e kthjellët në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit  do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR do të rriten edhe maksimumet luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet herë pas here e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor.

Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të përfshihen nga një tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara. Gjithashtu; me mot të paqëndrueshëm do të MBETEN Alpet e Europës sie dhe zonat përreth tyre KU do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN përkatësisht 3-gadishujsht; Gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Skandinav.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments