Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,14 Janar  2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,14 Janar  2024

VIJON i ftohti Polar duke kushtëzuar në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas – mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luatur vlerat ditore nga minimalja -5°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 4°C. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët POR relativisht i ftohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin e MV, më të dukshme në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të MV POR pa reshje. Parashikohet që ngricat në akset rrugore të shfaqen sërisht në MV. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë sërisht RENIE në mëngjes DHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 5°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Pothuajse i gjithë kontineti Europian; do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe i ftohtë të jetë dominant. Konkretisht me diell paraqiten; gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Juglindore NDERSA si pasoje e  prezencës prej disa ditësh të një një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në verilindje të Europës; vendet Nordike, Europa Lindore, rajoni i Balltikut si edhe pjesërisht Europa Qëndrore do të kenë reshje dëbore dhe ngrica të theksuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments