Përsa i përket, Republikës së kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin MBETEN sërisht problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë kosovën. Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar monente me flokë dëbore. Po ashtu, Republika e MV PARAQITET nën dominimin e motit të kthjellët POR të ftohtë, pasi temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme si rezultat i masave të ftohta verilindore që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit. Pjesa e dyte e ditës do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë republikën e MV KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veri-veriperëndimore POR mundësia për reshje është thuajse zero.Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Atlantikun verior do të sjellë reshje të dendura dëbore në formë orteku në Europën veriore dhe atë verilindore. Po ashtu, Alet e Europës si edhe zonat përreth tyre paraqiten me reshje shiu e dëbore kjo si pasojë e dy cikloneve të fuqishëm prej disa ditësh në brigjet e detit të Zi do të vijojnë stuhitë e forta të erës dhe reshjeve të dendura të shiut NDERSA Moti i kthjellët POR i ftohtë do të mbizotërojë në gadishullin Iberik, Gadishullin e Ballkanit si edhe pjesërisht Europën Qëndrore.
Rajoni,Europa Moti-E Diel 5 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES