Rajoni,Europa Moti-E Diel 13 Nëntor 2022

0
24

Masat ajrore të qënddrueshme do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës, KU në orët e para të ditës do të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash. POR parashikohet që në vijim vranësirat herë pas here të theksohen në Kosovë. Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të diktojnë motin në MV duke sjellë përgjatë gjithë ditës alternime kthjellimesh edhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë mesditës në MV, ndërsa orët e para të mëngjesit dhe pasditja do të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe shira të izoluar në Jug. Vijon moti i vranët të jetë mbizotërues në Lindje të kontinentit duke sjellë dhe reshje në formë dëbore. POR me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të jenë Ishujt Britanik dhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit, KU herë pas here do të ketë dhe fuqizim të parametrit të erës. Ndërsa Europa Qëndore dhe Skandinavia do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.