Pritet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në republikën e Kosovës dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit, KU kthjellimet do të jënë prezente, më të theksuara në pjesën e parë të ditës. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten duke ju afruar vlerave mesatare normale klimatike të shkurtit. Ndërkohë; edhe republika e MV deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin e moti të kthjellët dhe të ngrohtë në pothuajse gjithë vendin, POR pas-meessditës dhe në vijim priten kalime të lehta vranësirash, kryesishtë në zonat Lindore. Ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje duke ngjitur termometrin deri në 6°C në qytetin e Manastirit. Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellë dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante. Konkretisht me diell dhe ngrohtë vijojnë: Pellgu i Mesdheut, Europa Qendrore si edhe gadishulli Skandinav NDERSA Europa Lindore paraqitet me reshje të dendura dëbore dhe temparatura të ulëta. Po ashtu, me reshje shiu e dëbore do të jetë kryesisht Ballkani verior POR në sasi të pakta.