Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve, POR në zonat Verilindore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin.Republika e MV do të vijoj të jetë në dominimin e kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës në pothuajse të gjithë territorin. POR parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites të sjellin vranësira kalimtare nëpër të gjithë MV, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje.MBETEN prezenet reshjet e dëborës në Europën Lindore. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm do të jenë Veriu dhe Qëndra e kontinentit, KU vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu herë pas here të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Europa Jugore në pjesën më të madhe të saj do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave.