Saturday, May 11, 2024
HomeAKTUALITETRajoni, Europa Moti-E Premte,15 Mars  2024

Rajoni, Europa Moti-E Premte,15 Mars  2024

Republika e Kosovës do të MBETET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore dhe veriperëndimore. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin; ndërsa pas – mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore dhe Veriore të Kosovës, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor. Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten në vlerat minimale, POR mbeten kostante masimumet duke luhatur vlerat ditore nga -1°C minimalja deri në 14°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që; Kjo situate e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C minimalja deri në 18°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Britania e Madhe dhe Europa Jugperëndimore do të MBETEN nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura dëbore NDERSA Europa Qëndrore, rajoni i Mesdheut si edhe brigjet e detit të zi do të jetë nën dominimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore duke sjellë; mot kryesisht të kthjellet dhe të ngohtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments