Sunday, May 12, 2024
HomeAKTUALITETRajoni, Europa Moti-E Enjte,14 Mars 2024

Rajoni, Europa Moti-E Enjte,14 Mars 2024

Gjatë orëve të paradites; Territori i Kosovës; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe  vranësirash të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të izoluara shiu e dëbore; kryesisht në zonat përgjatë kufirit me Shqipërinë. Parashikohet që pasditja të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme POR nuk priten reshje; Temperaturat  e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare përgjatë gjithë 24-orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore duke rrezikuar momente me flokë dëbore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në pjesën tjetër të MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit  do të mbeten të pandryshuara gjatë vlerave minimale POR maksimalet do të rriten  duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 18°C. Ndërkohë parametri i Erës do të jetë kryesisht i lehtë POR hera herës mesatare duke arritur shpejtësinë  maksimale deri në 30  km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Aktivizimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Antlantik drejt Europës perëndimore dhe Jugperëndimore, do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Gadishullin Iberik, Britaninë e madhe si edhe pjesërisht Europën Qëndrore KU  mbizotërohen nga stuhi të forta ere dhe shira intensivë; kryesisht në Angli, Francë dhe Hollandë.  Po ashtu; me vranësira dhe reshje të konsiderueshme  dëbore dominohen vendet Nordike dhe Europa Lindore NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare PARAQITEN gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments