Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, në “Qytetin Studenti” janë ende 1,000 shtretër të lirë, nga 4,500 që është kapaciteti maksimal.

Drejtuesit e ndërmarrjes të strehimit të studentëve, thonë se aplikimin studentët mund ta bëjnë online. Sipas tyre interesi i të rinjve për tu regjistruar në godinat e “Qytetit Studenti” është rritur.  Qyteti ka një kapacitet prej 4,500 studentësh, ndërsa janë regjistruar 3400 studentë. 

Këto konvikte janë falë një bashkëpunimi dhe një mbështetje të qeverisë gjermane përmes bankës KFW. Aktualisht për t’u akomoduar në godinat aktuale qyteti studenti paguan 4,500 Lekë në muaj ndërkohë që në godinat e rikonstruktuara pagesa është 5,500 Lekë në muaj.