Friday, April 18, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREQytetet mbulohen nga tymi i zjarreve kanadeze

Qytetet mbulohen nga tymi i zjarreve kanadeze

Tymi nga zjarret e shumta në Kanada vazhdojnë të përfshijnë pjesë të Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tymi i qindra zjarreve në Kanadanë Lindore u zhvendosën drejt jugut, duke shkaktuar një mjegull të dendur, me një nuancë portokalli në qiell, në Nju Jork dhe qytete të tjera. Tymi u përhap dje më në jug dhe në perëndim, duke mbuluar qytetet amerikane si Filadelfia, Nju Jorku dhe Uashingtoni, ndër të tjera. Sipas Qendrës kanadeze ndërinstitucionale të Zjarreve në Pyje, dje u raportuan rreth 430 zjarre të fuqishme në Kanada, duke përfshirë mbi 200 jashtë kontrollit. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) tha se Kanadaja ishte në rrugën e duhur për të pasur sezonin më të keq të zjarreve në histori. Në Uashington, ngjarje të shumta në natyrë u anuluan dhe trafiku ajror u kufizua. Njerëzit në shtetin e Nju Jorkut u kërkuan të qëndrojnë sa më shumë që të ishte e mundur në ambiente të mbyllura, të shmangnin aktivitetin e rëndë fizik dhe të mbanin dritaret e tyre të mbyllura. Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul e konsideroi ngjarjen një “krizë emergjente” dhe njoftoi se do të shpërndaheshin një milion maska. “Cilësia e ajrit po përkeqësohet me shpejtësi. Niveli i matur, tani është më shumë se dyfishi i nivelit më të lartë të rrezikut shëndetësor në shkallën e qeverisë amerikane”, tha në Twitter, kryetari i bashkisë së Manhattan Borough, Mark Levine. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se situata ka të ngjarë të përmirësohet në pjesë të mëdha të vendit, gjatë fundjavës. Zjarret e shumta kanë shpërthyer në perëndim të Kanadasë prej javësh dhe tani janë edhe në veri-lindje të vendit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ