https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605
Qeveria shqiptare e ka marrë seriozisht disiplinën financiare të bashkive. Së pari, në aspektin e detyrimeve të prapambetura, për të cilat kryeministri kërkoi një fazë shtrëngimi pa tolerancë, duke këmbëngulur se nuk mundet që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Ministria e Financave po merr masa, në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare, duke marrë bashkinë në administrim, kur bashkitë shkojnë në kolaps dhe kur situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më. Kavaja është një nga bashkitë që ka pasur probleme në mbledhjen e të ardhurave dhe pagimin e detyrimeve të prapambetura. Vlerësohet se taksa e pasurisë, është taksa më e shpërfillur. Po në këtë bashki tashmë ka ndryshuar kjo panoramë. Por plani i detajuar për daljen nga kriza ka sjellë një fenomen që ka krijuar shqetësime. Janë dërguar njoftime për të ripaguar taksat edhe nga ata që nuk janë debitorë ndaj financave vendore. Autoritetet e hedhin poshtë këtë fakt dhe sugjerojnë edhe zgjidhjen: Bashkitë Vorë e Kavajë, janë vlerësuar si bashki me probleme financiare. Janë tre bashki, që kanë përkeqësuar situatën financiare, si bashkia Cërrik, Belsh dhe Malësi e Madhe. Ekselente në menaxhimin e financave janë bashkitë Gjirokastër, Patos, Këlcyrë, Shkodër e Korçë. Ndërsa bashkinë Elbasan dhe Tiranë, e kanë stokun e detyrimeve të prapambetura nën 5% të shpenzimeve të tyre”, sipas Ministrisë së Financave. Që nga viti 2015 e deri në vitin 2021, të ardhurat e pushtetit vendor janë rritur me rreth 2.3 herë, ndërkohë që shpenzimet, ku përfshihen edhe investimet, janë rritur me rreth 60 %. Nga 2.1 % të GDP-së që ishin përpara reformës, sot ato janë 3.3 % të GDP-së, ndërkohë që transferta e pakushtëzuar është rritur me 40 % në vitet të fundit. Ndonëse detyrimet e prapambetura të njësive të vetëqeverisjes vendore janë ulur në vlerën e 6.5 miliardë lekë në vitin 2021, nga 12.1 miliardë lekë në vitin 2015, kjo nuk është një shifër që justifikon detyrimet e prapambetura të bashkive.https://lajme.rtsh.al/artikull/bashkite-dhe-taksat-vendore-qytetaret-te-mos-paguajne-dy-here-te-njejtat-taksa-por-te-denoncojne