Sindikata e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, ka mbajtur një protestë të shkurtë në oborrin e kësaj qendre në shenjë pakënaqësie për mos marrjen e pagave. Sherif Makolli, kryetar i shoqatës se sindikale te QKMF, Prishtine tha se po luhet me dinjitetin e punëtorëve shëndetësorë të cilët dikur i quanin heronj. “Ne sot po protestojmë si shenje pakënaqësi për mos ekzekutimin e pagave. Në këtë protestë 15 minutesh e kemi organizuar në kohën e pauzës. Shërbimet nuk janë ndalur. Ne nuk kemi qenë në grevë dhe sot është data dy e nuk kemi ende paga. Po luhet me dinjitetin tonë ku dikur na quanin dhe heronj. Kjo situate është e papranueshme pasi shumica janë edhe në kredia dhe gjendja ekonomike e shumë neve nuk është e mirë”, tha Makolli.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615807