Sunday, October 20, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREQKLL do të publikojë indeksin e lexueshmërisë

QKLL do të publikojë indeksin e lexueshmërisë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ngriti siparin e aktiviteteve të “Tetorit të Librit”, një muaj i pagëzuar nga Ministria e Kulturës prej vitesh, si Muaji i Librit. Nën moton “Fjalë pas fjale” u mblodhën bashkë me Ministren e Kulturës Elva Margariti, drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha, shkrimtari Besnik Mustafaj, botues, shkrimtarë, nxënës e lexues. “Fjalët lëvizin zemrat, na bëjnë më të lirë, fjalët i gjejmë në libra dhe vetëm përmes librit leximit mund të kemi një shoqëri e një vend më të mirë nesër”, shkroi QKLL në faqen e saj online, duke ftuar që përgjatë këtij tetori të bukur të librit, t’u bashkohen aktiviteteve të tyre sa më shumë dashamirës të librit. Për herë të parë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me partnerë të fushës do të publikojë këtë muaj një indeks të lexueshmërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments