Qeveria britanike do të vazhdojë me ndërtimin e një centrali të ri bërthamor “Sizewell C” në Suffolk, njoftoi sot kancelari Jeremy Hunt. Hunt u tha deputetëve se projekti do të krijojë 10 000 vende pune me aftësi të larta, si dhe do të sigurojë energji elekrike të besueshme dhe me pak karbon për gjashtë milionë banesa. Në deklaratë thuhej se në varësi të miratimeve përfundimtare, kontratat do të nënshkruhen me palët përkatëse, përfshirë EDF, deri në fund të këtij muaji. Dyshimet u ngritën muajin e kaluar pas raportimeve se projekti shumëmiliardë paund mund të anulohej. Por, Hunt tha se qeveria do të investonte 700 milionë paund në ndërtimin e centralit të ri bërthamor “Sizewell C”, duke shtuar se BM ishte i pari shtet që mbështet një projekt bërthamor në më shumë se 30 vjet. “Ka vetëm një mënyrë për të mos qenë në mëshirën e çmimeve ndërkombëtare të gazit, pavarësia energjetike e kombinuar me efikasitetin e energjisë”, tha ai. “Britania e Madhe është një lider global në energjinë e rinovueshme”, shtoi ai.https://ata.gov.al/2022/11/17/bm-qeveria-miraton-ndertimin-e-centralit-te-ri-berthamor-sizewell-c/
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on