Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAQeveria duhet t`i plotësojë kushtet e grevistëve

Qeveria duhet t`i plotësojë kushtet e grevistëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë talljet me qytetarë, t`ia plotësojë kushtet grevistëve dhe të nisë mësimi sa më parë. Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të fortë se kjo që lidhet me procesin mësimor. “Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me një popullatë, e të trajtohet me këtë indiferencë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook. Ai ka shtuar se në fakt dialogu u konceptua si farsë, dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund. “Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Në fakt dialogu u konceptua si farsë, dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund. Sot, jo më larg se sot, Qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet hajgare me një popull”, ka përfunduar Tahiri.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618094

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments