Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mbështetur me ushqim e veshmbathje refugjatët nga Ukraina në Oradea të Rumanisë u mbështet nga aktivistë të shoqatës humanitare “Nëna Terezë“. “Dhe gjatë muajit maj është dashtë me i krye të gjitha procedurat e prokurimit sepse kishim të bëjmë me një sasi të madhe të ndihmave humanitare, por çka ka qenë më interesante se në marrëveshje është shkruar se duhet me qenë të gjitha prodhime vendore”, tha Zef Shala nga shoqata humanitare, “Nënë Tereza”. Refugjatët nga Ukraina thonë se janë me shpresë që liria nuk është larg derisa mbështetja nga bota civilizuese nuk mungon. “Nëna dhe babai im qëndruan atje, ndërsa së fundmi kemi jetuar në Dnjepër, ndërsa bashkëshorti im është regjistruar në mbrojtje territoriale. Kur flasim për kushtet atje, është vështirë, megjithatë nuk frikësohemi aspak”. Humanistët nga Rumania u shprehën të kënaqur me humanitetin e kosovarëve. “Të gjitha ndihmat shkojnë në Ukrainë. Jemi falënderues që patëm mundësi të njohim organizata tjera, ndërsa falënderojmë organizatën humanitare bamirëse “Nëna Terezë“ për përpjekjen dhe ardhjen e tyre për dhurimin e ndihmave për ukrainasit”, tha Adrian Bon, president i asociacionit “Integra” në Rumani. “Do ta qojmë në vend porosinë e presidentes Osmani e cila ka shprehë disponim që të stacionojmë diku 5000 refugjatë nëse vijnë prej Ukrainës, dhe shoqata “Nënë Tereza” në bashkëpunim me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare do të jetë e gatshme që të jetë pjesë e mundshme e një aktiviteti dhe jemi në disponim të shtetit të Kosovës”, tha Shala . Kosova është shprehur e gatshme për t’i mbështetur qytetarët ukrainas të cilët u larguan dhunshëm nga shtëpitë e tyre pas agresionit rus, thonë humanistët e shoqatës “Nëna Terezë”.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618057
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on