Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREQendra e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Prespës

Qendra e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Prespës

Parku Kombëtar i Prespës, një ndër zonat më të bukura natyrore në juglindje të vendit, është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik për turistët vendas e të huaj. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur se, në Goricë të Vogël kanë filluar punimet për rikonstruksionin e qendrës së vizitorëve. “Punimet kanë në fokus ridizenjimin e ambienteve dhe krijimin e hapësirave të reja, që do të mund të përdoren për evente të ndryshme nga administrata e parkut kombëtar të Prespës”, theksoi AKZM. Parku Kombëtar “Prespa” hyn në zonat e mbrojtura në kategorinë 2, vendim i cili është shpallur në vitin 1999. Përfaqësuesit specifikë të florës dhe faunës në park janë Venja (Juniperus excelsa), (Centaurea prespana), (Viola eximia), Dhia e egër e Ballkanit (Rupicapra r. balcanica), Ariu i Murrmë (Ursus arctos) Pelikani kaçurrel (Pelicanus Crispus). Monumente natyre në park janë: Venjat e Kallamasitrit, Zgavra e Zaverit, Dushqet e Manastirit Djellas, Ishulli i Maligradit, Gurët e Mumjes, Shpella e Tren. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës janë Kisha e Shën Marenes, Kallamas, Kisha e Shën Gjergjit Gollomboc, Kisha e Shën Pjetrit Zaroshkë, Kisha e Shën Mërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments