Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEARSIM“Qendra e Librit” dhuron 100 libra nga letërsia gjermane

“Qendra e Librit” dhuron 100 libra nga letërsia gjermane

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit i dhuroi Bibliotekës së Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, mbi 100 libra nga letërsia gjermane, pjesë e ekspozitës “Gjermanishtja, është një gjuhë shumëngjyrëshe”, e cila u hap disa muaj më parë në QKLL, nga Panairi i Librit në Frankfurt. Lajmi u dha nga drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, përmes rrjeteve sociale, ku Bardhyli shkroi se, uron që këto libra të jenë një frymëzim për studentët e gjermanishtes, të cilët do të jenë nesër përkthyesit nga kjo gjuhë. Përgjatë “Tetorit gjerman”, QKLL pati në mjediset e saj ekspozitën “Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe”, me 300 libra nga letërsia gjermane, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Panairit të Frankfurtit, Juergen Boss, ambasadori gjerman në Tiranë, Bergner e personalitete të tjera të letrave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments