Qarku i Kukësit reshje dëbore deri në 30 cm

0
4

I gjithë territori i qarkut Kukës gjatë gjithë natës dhe sot vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm. Prefekti i qarkut të Kukësit, Agron Geca tha sot për ATSH-në se “rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre”. “Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë. Furnizohet me energji elektrike pjesërisht qyteti i Kukësit dhe njësia administrative Zapod, si dhe furnizohet normalisht qyteti Krumës dhe i Bajram Currit”, tha Geca. Prefekti Geca ushpreh se “e gjithë pjesa tjetër e qarkut nuk furnizohet për momentin me energji elektrike. Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është normal”. Vendi ynë është përfshirë sot nga reshje shiu dhe dëbore në veri dhe juglindje të vendit. Ndërkohë që ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.