Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutini i gatshëm për të vizituar Korenë e Veriut

Putini i gatshëm për të vizituar Korenë e Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për të vizituar Korenë e Veriut së shpejti, njoftoi sot media shtetërore. Putin falenderoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për ftesën për të vizituar Phenianin, duke shprehur gatishmërinë e tij për të vizituar vendin “në një datë të hershme”, tha agjencia e lajmeve e kontrolluar nga shteti KCNA. Agjencia tha se qeveria e Koresë së Veriut është e gatshme të përshëndesë mikun më të ngushtë të popullit korean me sinqeritetin më të madh. Lidhjet e thelluara midis Moskës dhe Phenianit shihen me dyshim dhe shqetësim jashtë vendit. Koreja e Veriut besohet se ka furnizuar Rusinë me municione, duke përfshirë raketa balistike, për luftën e saj kundër Ukrainës. Dyshohet se Rusia, një fuqi e madhe ushtarake, mund të ofrojë asistencë teknike për programet e armëve të Koresë së Veriut. Më herët gjatë javës Rusia rikonfirmoi bashkëpunimin e saj të ngushtë me Korenë e Veriut gjatë një vizite treditore të Ministrit të Jashtëm Choe Son Hui në Moskë. Si një simbol i bashkëpunim të ngushtë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vizitoi Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar dhe u takua me Putinin. Kjo u pasua nga një vizitë e ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov në Phenian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ