Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të përdorë dimrin në Ukrainë si një armë lufte, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Duke folur me gazetarët para nisjes së samitit të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg tha se anëtarë të NATO-s kanë dorëzuar gjeneratorë dhe pajisje të tjera për të ndihmuar Ukrainën që të rivendosë infrastrukturën energjetike të shkatërruar nga bombardimet ruse. Ushtria ruse ka shënjestruar rrjetin elektrik të Ukrainës me sulme ajrore për javë të tëra, duke lënë miliona ose pa energji elektrike në një dimër të ftohtë ku temperaturat shkojnë nën zero. “Ne duhet të jemi të përgatitur që më shumë refugjatë të kalojnë në pjesën tjetër të Evropës si rezultat i sulmit të qëllimshëm të Rusisë ndaj shërbimeve jetike”, tha Stoltenberg. Stoltenberg tha se aleatët e Ukrainës janë rritur, por se ka më shumë për të bërë. “Nuk ka të bëjë vetëm me shtimin e më shumë armëve, por të sigurohemi që armët e ofruara nga aleatët e NATO-s mund të rrëzojnë raketat dhe dronët rusë që vijnë”, tha ai. Sipas Stoltenberg, Putin po “dështon” në luftën e tij dhe si rezultat mund të priten më shumë sulme ndaj Ukrainës. “Si përgjigje ndaj kësaj ata po sulmojnë qytetet civile sepse nuk janë në gjendje të fitojnë territor dhe të shmangin që Ukraina të çlirojë ngadalë gjithnjë e më shumë territor. Ne mund të presim më shumë sulme. Askush nuk mund të thotë saktësisht se sa, por Presidenti Putin dhe Rusia kanë demonstruar një gatishmëri për të shkaktuar vuajtje dhe në një nivel brutaliteti që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne e dimë se Rusia po i mbaron municionet, kjo është arsyeja pse i janë drejtuarIranit për municione”, tha Stoltenberg.https://lajme.rtsh.al/artikull/stoltenberg-putin-po-perdore-dimrin-si-arme-lufte-ne-ukraine-po-sulmohet-infrastruktura-jetike-per-civilet
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on