Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin deklaratë lufte kundër Perëndimit

Putin deklaratë lufte kundër Perëndimit

Kreu i shërbimit sekret gjerman e ka cilësuar pushtimin rus të Ukrainës një “shpallje lufte” kundër të gjithë botës demokratike perëndimore. Duke folur në një seancë publike të komisionit parlamentar, Bruno Kahl, i cili drejton Shërbimin Federal të Shërbimit Sekret (BND), tha se lufta e presidentit Vladimir Putin nuk kishte të bënte kryesisht me territorin e Ukrainës. ”Putin do të vazhdojë të përdorë forcën, siç bëri në Çeçeni, Gjeorgji, Siri, Krime dhe Donba, për të arritur qëllimet e tij politike”, tha ai. Kur ishte fjala për konfliktin në terren në Ukrainë, ai tha se priste ”që luftimet të vazhdonin edhe vitin e ardhshëm pasi asnjëra palë nuk ishte e gatshme të lëshonte territor”. ”Ngjarjet si lufta në Ukrainë tregojnë pse Gjermania ka nevojë për autoritetet e saj të sigurisë”, tha ai. ”Kërcënime të tjera të mëdha aktuale përfshijnë një Kinë autokratike që ngrihet për t’u bërë një fuqi globale”, tha Kahl.https://ata.gov.al/2022/10/17/gjermani-bnd-putin-deklarate-lufte-kunder-perendimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments