Natyra është destinacion edhe për pushimet verore për disa qytetarë. Në Bjeshkët e Dobroshit, vizitorët përveç qetësisë e bukurive, atje po shkojnë edhe për shërim për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme e që ajri i bjeshkëve ndikon pozitivisht në shëndetin e tyre. Edhe pse në të kaluarën kushtet ishin shumë më të vështira, këto bjeshkë të bukura që shtrihen në perëndim të Kosovës ishin të mbushura plot jetë. Xhavit Tahiraj kujton me nostalgji atë kohë kur bjeshka kishte zë tjetër, tek sa shpreh dëshirë që kjo natyrë e mrekullueshme të vizitohet më shumë. “Përpara ka qenë ndryshe kushtet kanë qenë më të vështira e popullata shumë e madhe. Sot, krejt bjeshka thatë. Për një bjeshkë s’ka vend me te bukur, ujë ke ngado që shkon, tash i kemi kushtet e mira kanë ardhur kohë moderne, vetëm internet e telefon nuk kemi. Vijnë anglez amerikan, gjerman zviceran krejt, tanët nuk vijnë me vizituar vendin e vet. Kushëriri jem prej Amerikë ka ardhur sepse dikush din me e shfrytëzuar pushimin” ka thënë Tahiraj. Kurse Zenel Hyseni tha që gjatë ditëve që ka qëndruar në bjeshkë i ka kaluar shumë mirë. Uji dhe ajri i pastër këtu, kanë bërë që me javë të tëra të mos përdor barna thotë Ramizi që tashmë i ka kaluar të 60-tat. Përmirësimi i infrastrukturës, sidomos asaj rrugore, do të krijonte mundësi më të mëdha që nëpër këto bjeshkë të shtohen si dikur tëbanat dhe blegërimat e bagëtive, thonë banorët në bjeshkën e Dobroshit.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615154
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on