Në Qafë Thore qarkullimi i mjeteve vijon të mbetet i vështirë për shkak të orteqeve. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të punës së kompanive kontraktore të rrugëve për pastrimin e borës. “Momente nga puna në Qafë Thore ku dendësia e dëborës është mbi 1 metër dhe po punohet për pastrimin e rrugës nga ortekët me disa borëpastruese dhe mjete të tjera”, u shpreh Rama në rrjetet sociale. Autoritetet në vend kanë apeluar drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks të përdorin goma dimërore dhe të pajisen me zinxhirë. ATSH
Punohet për pastrimin e rrugës nga ortekët në Qafë Thore
RELATED ARTICLES