Moti i keq, me reshje shiu të dendura dhe bore kryesisht në zonat malore ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku bëri të ditur se të gjitha strukturat janë në terren dhe po punohet në të gjithë vendin për të siguruar akse të hapura dhe qarkullim normal të mjeteve. Më herët, Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se në Dardhë, në Llogora, në Krujë-Sarisalltik, në zonën e njohur si Ura e Zapodit, Shishtavec, në Dibër, në lartësi mbi 700 m, ka reshje dëbore dhe se po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës. ARRSH bëri të ditur dhe se në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. ATSH
Punohet për mbajtjen hapur të gjitha akseve rrugore
RELATED ARTICLES