Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPunimet për ndërtimin e rrugës së Fushë Bardhës

Punimet për ndërtimin e rrugës së Fushë Bardhës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se në vetëm tre muaj punimet për ndërtimin e rrugës së Fushë Bardhës kanë avancuar me shpejtësi. Sipas MIE-s, tashmë ka përfunduar shtresa asfaltike në të gjithë gjatësinë e segmentit prej 5.6 km dhe aktualisht po punohet për vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Rruga e Fushë Bardhës bën lidhjen me rrugën Kardhiq-Delvinë dhe iu shërben disa fshatrave. Ndërtimi i këtij segmenti do të bëjë të mundur krijimin e aksesit për banorët e fshatrave përreth si: Fushë Bardhë, Zhulat, Taroninë me aksin e ri Kardhiq-Delvinë, dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor për zonat përreth.https://ata.gov.al/2022/09/23/avancojne-punimet-per-ndertimin-e-rruges-se-fushe-bardhes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments