Në kantierin e bajpasit të Ksamilit në Sarandë puna po përparon me ritme të shpejta, duke sjellë një zhvillim të rëndësishëm infrastrukturor dhe turistik.
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e bajpasit.
“Ky bajpas optimizon lëvizjen e automjeteve dhe rrit efikasitetin e qarkullimit për banorët dhe vizitorët”, tha Çaçi.
Projekti përfshin zgjerim të rrugës ekzistuese me korsi emergjence dhe korsi pedolanesh biçikletash.
Ky bajpas do të lehtësojë ndjeshëm trafikun gjatë sezonit veror, duke e bërë lëvizjen më të shpejtë dhe më të sigurt.
Përfundimi sa më shpejtë i projektit tregon përkushtimin për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shërbimeve në këtë zonë të rëndësishme bregdetare.