Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se ka filluar punimet për rehabilitimin e aksit rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë. Sipas ARRSH-së, ky segment rrugor fillon në dalje të Maliqit dhe përfundon në Strelcë. Rikonstruksioni i rrugës do të jetë i kategorisë C2, ndërsa në këtë projekt parashikohet ndërtimi edhe i një ure beton arme që lidh dy brigjet e lumit Devoll. ARRSH bëri të ditur se, në këtë segment rrugor do të ndërtohen vepra arti të vogla, mure mbajtëse, mure pritëse, tombino box dhe rrethore, kuneta, kanal betoni si dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.
Punime për rehabilitimin e rrugës Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë
RELATED ARTICLES