Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPublikohen tarifat për të peshkuar në lumenj, dete dhe liqene të Shqipërisë

Publikohen tarifat për të peshkuar në lumenj, dete dhe liqene të Shqipërisë

Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave, kanë nxjerrë një urdhër të përbashkët, ku përcaktohen tarifat për dhënien e autorizimit për peshkim çlodhës- argëtues, si dhe tarifat për shërbimet që ofrohen nga organizatat e peshkimit. Urdhëri që mban firmat e 2 ministreve, Frida Karfica dhe Delina Ibrahimaj, përcakton se tarifa e autorizimit të peshkimit çlodhës- argëtues në lumenjë, dete, liqene për amatorët do të jetë 1 mijë lek të reja në vit. Po e njëjta tarifë do të jetë edhe për peshkimin turistik me mjete lundrimi shqiptare dhe të huaja. Kurse tarifat për shërbimet që organizata e peshkimit ofron për një mjet lundrues dhe për personat që hyjnë dhe shfrytëzojnë portin ose qendrën e peshkimit, do të jenë më të larta. Për dhomat frigoriferike çmimi do të jetë 15 mijë lek në muaj, për mjetet e peshkimit nën 20 metra tarifa është 3 mijë lek në muaj, për ato midis 20- 25 m do të jetë 5 mijë lek në muaj, ndërsa mbi 25 metra do të jetë 8 mijë lek në muaj. Ndërsa për persona që nuk janë pjesë e organizatave të peshkimit tarifat luhaten nga 4 mijë lek të reja në muaj, deri në 30 mijë lek në muaj. Të ardhurat e gjeneruara nga tarifa e autorizimit të peshkimit çlodhës-argëtues do të derdhen në buxhetin e shtetit apo në njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me autoritetin përgjegjës që lëshon autorizimin për peshkim. Ndrësa të ardhurat e gjeneruara nga tarifat që organizata e peshkimit ofron për shërbimet për mjetet lundruese për anëtarët dhe personat që nuk janë anëtarë të organizatës do të përdoren në funksion të organizatës së peshkimit për investime në infrastrukturën e transferuar dhe/ose për rritjen e shërbimeve të ofruara ndaj anëtarëve, sipas qëllimit për të cilin kjo infrastrukturë është transferuar pasi të ketë marrë më parë miratim nga ministri përgjegjës për peshkimin. Për zbatimin e këtij urdhri është ngarkuar Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe organizatat e peshkimit, ndërsa për tarifat e peshkimit amator ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore.https://lajme.rtsh.al/artikull/publikohen-tarifat-per-te-peshkuar-ne-lumenj-dete-dhe-liqene-te-shqiperise-per-amatoret-dhe-organizatat-e-peshkimit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments