Zëri ynë ndryshon nga momenti kur lindim deri kur vdesim: faji nuk është vetëm i plakjes, por edhe i hormoneve, alkoolit, pirja e duhanit, disa ilaçe dhe lloji i punës që bëjmë, shkruan focus.it. Siç shpjegon Adam Taylor, profesor i anatomisë në Shkollën Mjekësore Lancaster (Universiteti Lancaster, MB), në një artikull në The Conversation, tingulli i zërit tonë prodhohet nga kordat vokale, të cilat gjenden në laring, një pjesë e rrugëve të frymëmarrjes që lejon ajrin të kalojë nga fyti në mushkëri: kur kjo ndodh, kordat vokale dridhen, duke prodhuar zë. Këto përbëhen nga tre pjesë kryesore: muskuli vokal, ligamenti vokal dhe membrana mukoze, e cila mbulon gjëndrat. Laringu gjithashtu ka rreth 17 muskuj të tjerë që mund të ndryshojnë pozicionin dhe tensionin e kordave vokale, duke ndryshuar tingullin e prodhuar. Gjatë pubertetit, hormonet fillojnë të ndryshojnë zërin tonë, duke ndikuar në strukturën e laringut (dhe duke ndihmuar për ta bërë mollën e Adamit më të dukshme te meshkujt) dhe gjatësinë e kordave vokale, të cilat janë rreth 16 mm tek meshkujt pas pubertetit dhe 10 mm në femrat. Kordat vokale të femrave në përgjithësi bëhen 20-30% më të holla, kjo është arsyeja pse vajzat kanë zë më të lartë se djemtë. Tek femrat zëri ndryshon edhe në varësi të fazës së ciklit menstrual në të cilin ndodhen: cilësia e zërit përmirësohet gjatë ovulacionit, sepse gjëndrat prodhojnë më shumë mukozë dhe “lubrifikojnë” kordat vokale. Gratë që marrin pilula kontraceptive nuk i kanë këto lloj ndryshimesh mujore, sepse ilaçi bllokon ovulacionin. atsh
Pse zëri ynë ndryshon me kalimin e viteve?
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on