Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPse ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe trashëgiminë kulturore?

Pse ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe trashëgiminë kulturore?

Ndryshimet klimatike janë gjithashtu një kërcënim serioz për trashëgiminë kulturore, por kërkimet dhe rezultatet shkencore në këtë fushë nuk kanë çuar ende në zgjidhje dhe mjete konkrete për ta mbrojtur atë. “Kërkimet duhet të bëjnë përpjekje për të dëgjuar nevojat e territorit, për të gjetur një dialog të përbashkët dhe për të përshtatur punën e kryer me kërkesat”, deklaroi Alessandra Bonazza, një studiuese në Institutin e Shkencave Atmosferike dhe Klimatike. Rreziqet që rrjedhin nga ndryshimet klimatike që mund të prekin trashëgiminë artistike dhe kulturore nuk janë vetëm ato që rrjedhin nga ngjarje ekstreme. ”Midis faktorëve të tjerë ka edhe ndryshime në reshjet, temperaturat dhe sasinë e rrezatimit diellor. Për shembull, materialet si mermeri ndikohen nga rrezatimi i tepërt diellor”, shpjegon Bonazza. ”Këto nuk janë efekte të dukshme menjëherë, por në afat të gjatë mund të çojnë në një shpërbërje të materialit”, shton ajo. ”Në situata emergjente, ruajtja e trashëgimisë kulturore kërkon trajnime specifike dhe përgatitjen e vendeve që kanë kushte specifike mikroklimatike”, shton ajo. ”Një zgjidhje e përdorur kohët e fundit është ajo e tempujve në ishullin e Maltës. Në atë rast, u vendos që monumentet të mbuloheshin pjesërisht me struktura të lëvizshme të cilat siguron mbrojtje dhe gjithashtu krijon kushte të veçanta mikroklimatike”, shtoi ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ