Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIPse disa ushqime hahen vetëm në mëngjes?

Pse disa ushqime hahen vetëm në mëngjes?

Ka një kategori ushqimesh të rezervuara për mëngjes dhe askush nuk e di kush i vendosi dhe se cilat do të ishin ato.

Kur mëngjesi u bë koncept? – Sipas Dr. Beth Forrest, një profesoreshë e studimeve ushqimore në Institutin Kulinar të Amerikës, mëngjesi  u shfaq në formën e shkruar në Anglinë e shekullit e 15-të. Forrest shtoi se ndërsa vezët, proshuta, buka dhe djathi janë elementë kryesorë që janë shfaqur në mëngjes që nga periudha e mesjetës, mesjeta kishte gjithashtu peshk, birrë dhe verë në tryezë.

Filluan kufizimet kohore – Një nga efektet e Revolucionit Industrial ishte se njerëzit kishin më pak kohë për t’iu kushtuar vakteve, veçanërisht mëngjesit. Vakti duhej të përgatitej shpejt, gjë që filloi të formësonte atë që hanin njerëzit.

Si lindën drithërat – Në 1898, vëllezërit WK Kellogg dhe Dr. John Harvey Kellogg po përpiqeshin të bënin ushqim të shëndetshëm për t’u shërbyer pacientëve të tyre, kur aksidentalisht lanë kokrrat e grurit duke gatuar në kuzhinë, duke bërë që kokrrat të skuqeshin. Ata vazhduan të eksperimentojnë me ushqimin e tyre të zbuluar aksidentalisht , duke provuar përfundimisht procesin me misër dhe duke krijuar drithërat që njohim dhe sot.

Kafeja në mëngjes – Që kafeja të konsumohet në mëngjes, sot është diçka shumë normale por dikur njerëzit preferonin të konsumonin çajin në vend të kafesë. Kafeja mund ta gjurmojë origjinën e saj në Etiopi, megjithëse askush nuk është i sigurt saktësisht se si dhe kur u zbulua kafeja. Legjenda thotë se një bari etiopian vuri re se dhitë e tij kishin shumë energji pasi hëngrën disa manaferra dhe vendosi t’i provonte. Sot, kafeja është një nga pijet më të njohura në botë.

“Vakti më i rëndësishëm i ditës” – Kjo ide thuhet se  u zbatua në fund të shekullit të 19-të, duke e bërë mëngjesin si një ndër vaktet më të rëndësishme nga pikëpamja ushqyese. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ