Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAProtesta në Serbi, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

Protesta në Serbi, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

Në kryeqytetin e Serbisë mbrëmë u mbajtën protesta pas thirrjes së përfaqësuesve të koalicionit “Serbia kundër dhunës”, të cilat sipas organizatorëve mbahen për shkak të parregullsive gjatë zgjedhjeve të së dielës, ndërsa demonstruesit tentuan të pengojnë mbajtjen e seancës së Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ). Dy përfaqësuesit e listës “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiq dhe Marinika Tepiq, kanë shpallur grevë urie deri në plotësimin e kërkesave të koalicionit opozitar. Ndër kërkesat është edhe anulimi i zgjedhjeve në Beograd. Qytetarët e mbledhur hodhën vezë, domate dhe letra higjienike në godinën e KRZ-së, duke brohoritur “Tradhti”, “Nuk heqim dorë nga zgjedhjet”, “Hajdutë” dhe “Nuk heqim dorë nga fitorja”. Lista zgjedhore e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeson në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments