Thursday, April 24, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDanimarka i dhuron Ukrainës automjete luftarake CV90

Danimarka i dhuron Ukrainës automjete luftarake CV90

Danimarka do t’i bashkohet Suedisë në dhurimin e automjeteve luftarake të këmbësorisë CV90, si dhe në prodhimin e automjeteve të reja me vlerë prej rreth 264 milionë dollarë për Ukrainën. Vendimi i Ministrisë daneze të Mbrojtjes vjen pas kërkesës së Ukrainës për më shumë automjete, pasi Suedia dhuroi 50 CV90. “Ky është një hap i rëndësishëm për të mbështetur forcat e mbrojtjes së Ukrainës së bashku me Danimarkën”, tha në një deklaratë ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson, duke shtuar “mjeti luftarak CV90 ka qenë dhe është një shtesë e rëndësishme për mbrojtjen e Ukrainës, që kur Suedia dhuroi 50 automjete më herët këtë vit”. Kjo do të ndihmojë në financimin dhe mbështetjen e prodhimit të automjeteve të reja, si dhe pjesëve rezervë, municionit dhe mirëmbajtjes pas dorëzimit. Danimarka propozoi një pako të re të donacioneve ushtarake javën e kaluar për Ukrainën me vlerë 1.1 miliardë dollarë, pas një takimi të papritur të mbajtur të mërkurën midis liderëve nordikë dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një samit nordik në Norvegji. Marrëveshja dypalëshe është një “kontribut i rëndësishëm në ambicien tonë të përbashkët për të vazhduar të mbështesim luftën e Ukrainës për liri”, tha Ministria Daneze e Mbrojtjes. Danimarka edhe më herët e kishte mbështetur Ukrainën ushtarakisht, në vlerë prej rreth 3.9 miliardë dollarë, si dhe në ndihmë civile në vlerë prej rreth 411 milionë dollarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ