Stadiumi i ri i Korçës, që do të jetë shtëpia e ekipit korçar “Skënderbeu”, do të shndërrohet së shpejti bashkë me Pallatin e Sportit, në qendër të re për qytetin, ku jeta sportive do të marrë hov dhe do të zhvillohet përgjatë gjithë vitit. Projekti është hartuar nga kompania spanjolle “Cebra Architecture”.Stadiumi i ri i Korçës do të shërbejë jo thjeshtë si një arenë e përballjeve futbollistike, por do të jetë një qendër që do të shërbejë si një katalizator për shumë zhvillime, për shumë dinamika në qytet duke integruar edhe jetën sportive, kulturore, artistike, edukative, por edhe tregtare.